Një 21-vjeçar shqiptar ka qëlluar me arëm në sheshin Simonis në komunën e Brukselit mbrëmjen e djeshme.
Lajmi është konfirmuar nga policia lokale duke theksuar se agresori është arrestuar, pasi tentoi të shkatërronte pronën dhe plagosur njerëz nga të shtënat me armë zjarri.
Personi me inicialet K.B. ishte përplasur me disa njerëz në një kafene, duke nxjerr një armë zjarri dhe me pas ka qëlluar dy herë.
Sipas informacioneve të mediave vendase e vetmja gjë që u prek nga gjuajtja me armë ishte një karrige.
"Plumbat e pistoletës ranë pak para barit, në lokalin "Simonis", por askush nuk u lëndua nga incidenti", tha Julie Tarser, zëdhënës i policisë lokale, duke deklaruar se "Policia e arrestoi të riun të hënën në mbrëmje dhe e çoi atë në gjyq".
Dëshmitarët okularë raportojnë se një person e shtyu tokën ndërsa pjesa tjetër e klientëve të lokalit të frymëzuar nga ky akt heroik kërcyen për ta mbajtur nën kontroll 21-vjeçarin shqiptar.



