Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka ndaluar veshjen e xhinseve të dobëta, barbure dhe disa piercing në trup si simbole të një "jetese kapitaliste", sipas raporteve.
Kjo vjen pasi gazeta shtetërore e cilësoi si “kulturë kapitaliste” veshjen e xhinseve të ngushta nga të rinjtë.
Rodong Sinmum, gazeta zyrtare e qeverisë së Koresë së Veriut botoi një artikull duke shprehur shqetësim për të rinjtë të Koresë së Veriut që gjithnjë e më shumë përqafojnë trendet e modës perëndimore.
"Ne duhet të jemi të kujdesshëm edhe për shenjën më të vogël të stilit të jetesës kapitaliste dhe të luftojmë për t'i hequr qafe ato," shkruhet në artikull. Rregullat e reja të modës janë pjesë e goditjes së regjimit ndaj "sjelljes anti-komuniste".
Regjimi komunist thuhet se ka nxjerrë jashtë ligjit të gjitha prerjet e flokëve "jo-komunist" dhe në vend të kësaj ka lëshuar një urdhër për modelet "e duhura", shkruhet në gazetë.
Flokët me gjemba dhe të lyer nuk janë më të autorizuara sipas dokumenteve të botuara nga Lidhja e Rinisë Patriotike Socialiste. Anëtarët e organizatës shtetërore të të rinjve shpesh veprojnë si "policia e modës" e kombit dhe detyrat e tyre përfshijnë ndalimin e njerëzve nga veshja e rrobave që duken shumë "të huaja".
Xhinse të dobëta, piercing në hundë dhe buzë, si dhe bluza të markës janë gjithashtu të ndaluara.
Burimi: The Guardian Përshtati:MCNtv.al



