Kina dhe Rusia bllokojnë ankesën e Vlora Çitakut në OKB

Kina dhe Rusia bllokojnë ankesën e Vlora Çitakut në OKB

Vota e Kinës dhe Rusisë kanë bllokuar një ankesë të ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ndaj ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Ankesa e paraqitur nga përfaqësuesja i Prishtinës në SHBA, Vlora Citaku, kundër kreut të diplomacisë serbe nuk arriti të futej në rendin e ditës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sipas serbes “Novosti”, ambasadori i Rusisë dhe ai i Kinës e kundërshtuan këtë nismë.

Çitaku paraqiti një ankesë kundër Daçiçit muajin e kaluar për publikimin e certifikatës së saj të lindjes, në serbisht.

Ambasadorja e Kosovës deklaroi se ministri serb i kishte shkelur privatësinë dhe shtoi se ky akt tregon si Serbia ka vjedhur regjistrat dhe nuk përpiqet ta fshehë këtë.

Serbia vodhi regjistrin civil, regjistrimet kadastrale, artefaktet etj. Ata nuk kanë turp dhe nuk e fshehin atë. Për disa arsye të pafalshme, kolegët tanë serbë menduan se ishte një ide e mirë për ta gjetur një kopje të “certifikatës së lindjes” time dhe ta prezantojmë atë përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, sqaroi atëherë Çitaku.

Siç raporton sot "Novosti", padia u mbështet nga Britania e Madhe, por u bllokua nga Rusia dhe Kina.

Daçiç tha se Citaku kishte ngritur një padi mbi deklaratën e tij se ajo posedon edhe nënshtetësi serbe.

"Herën tjetër, unë do të sjell një listë të shtetasve serbë të punësuar nga KB që janë nga Kosova. Fakti është që ata kanë nënshtetësi të vendit tonë dhe po punojnë kundër Serbisë, gjë që është e rëndësishme sepse është çështje statusi", ka thënë Daçiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy