
Për gazetarin dhe analistin Erl Murati, ajo që po ndodh në Këshillin Politik nuk është gjë tjetër veçse një lojë e palëve. Në një analizë të shkurtër në studion e lajmeve në TvT, Murati tha se maxhoranca i ka votat që i duhen për ta bërë siç do reformën zgjedhore, ndaj opozita duhet t’i kanalizojë energjitë në terren për zgjedhjet e 25 prillit.
“Mendoj se po luhet teatër nga palët në Këshillin Politik. Maxhoranca i ka votat për të bërë reformën siç do. Me ndryshimet e 30 korrikut është vërtetuar se reforma mund të bëhet edhe pa opozitën. Ne e dimë që produkti i Këshillit Politik formalizohet në Kuvend. Faktori ndërkombëtar i ka dhënë të drejtë maxhorancës që nëse nuk arrihet konsensusi, të veprojë si të dojë. Kemi pasur një deklaratë të Ambasadës Amerikane që i jep të drejtë Parlamentit. Edi Rama i ka votat dhe opozita të mos merret me me teknikalitete. U kuptua që me gabimin e Bashës me djegien e mandateve. Tani pozita të dalë në terren për garën. Në zgjedhje do të shkojmë me rregullat e përcaktuara nga Rama. Unë e quaj debat shterpë kur miratohet Kushtetua dhe Kodi Zgjedhor siç e do Edi Rama”, tha ai.
Sipas Muratit, një gjë e ngjashme po ndodh edhe me paketën antishpifje. Maxhoranca i ka votat për ta miratuar, por nuk do ta bëjë.
“Nuk besoj se ka kohë për paketën antishpifje. Është një paketë censure, i lë në dorë AMA-s të mbyllë edhe portalet. Do ta kontrollojë qeveria fjalën e lirë. Rama është aq i zgjuar sa të mos e miratojë këtë nismë në Kuvenmd. Ka mbi një vit që flitet për të, Rama i ka votat. Por ai po e përdor si formë presioni për t’i thënë faktorit ndërkombëtar, që unë di të tërhiqem. Përsa kohë nuk e ka bërë në 7 vite nuk besoj se do ta bëjë tani. Është një mjet presioni dhe një artificë. Problemi i medias shqiptare nuk është paketa, është informaliteti dhe paraja e zezë që qarkullon në të”, tha ai.
Deklaratën e fundit të kryeministrit Rama për mediat greke se zgjerimi i dtetit territorial duhet bërë me marrëveshje, Murati e cilësoi një hap mbrapa.
“Deklarata e Ramës është një hap mbrapa. Në qëndrimin e fundit ka thënë që nuk mund të ketë zgjerim të detit. Qëndrimi pas paralajmërimit të kryeministrit Micotaqis ishte i nxituar. Ishte i nxituar dhe jodiplomatik sepse nuk jemi ne që i japim të drejtë Greqisë për të ndryshuar kufitjtë. Qëndirmi i zotit Rama se kjo duhet të bëhet me marrëvveshje është i drejtë”, tha ai.
Murati e përjashton mundësinë e një marrëveshjeje të fshehtë lidhur me detin.
“Nuk besoj se ka marrëveshje të fshehtë. Paralajmërmimi i kryeministrit Micotaqis ishte në bazë të Konventës së Montego Bay-t, rasti i Greqisë është specifik. Në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-greke nuk ka një çëshjte të detit. Në vitin 2009 u shtua si artificë, u nënshkrua pakti që më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Kufiri është sanksionuar në protokollin e Korfuzit në vitin 1925. Nëse Greqia synon ta vërë nën presion Shqipërinë për një marrëveshje kufiri, mendoj se palët të mos marrin pozicione të nxituara. Po t’i shohësh të gjitha qëndrimet e ditëve të fundit, të gjithë nxitojnë dhe thonë arbitrazh. Është një artificë e shpikur nga pala greke. Është absurde të nënshkruajmë marrëveshje për kufirin përsa kohë kemi në fuqi një ligj lufte”, tha ai.



