“Byroja e Sigurimeve, e jashtëligjshme, nuk i bindet AMF-së” (VIDEO)

“Byroja e Sigurimeve, e jashtëligjshme, nuk i bindet AMF-së” (VIDEO)

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka konstatuar një sërë shkeljesh ligjore në tregun e sigurimeve, duke nisur nga aktiviteti i Byrosë së sigurimeve e deri te prerja e policave të sigurimit. Sipas Braçes, Byroja ka shkelur rregulloren për të zbatuar vendimet e AMF-së, ndërsa ka vënë në dukje edhe faktin që policat lëshohen pa kupon tatimor.

Byroja e Sigurimeve ka refuzuar të zbatojë vendimet e AMF-së, sikundër vijon të drejtohet nga një staf i pamiratuar nga AMF, ndërsa policat e sigurimit po shiten në një treg informal, pa gjenerimin e kuponit tatimor nga kasat fiskale. Është kjo akuza e lëshuar nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe në seancën dëgjimore me kreun e AMF-së, Ervin Koçi.

"Mua më rezulton se Byroja Shqiptare e Sigurimeve është në kushte paligjshmërie totale. Siç e dhe ju thoni në vendimin e fundit që prej janarit të 2016 drejtori ekzekutiv i Byrosë është i pamiratuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes Finaciare", tha kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe.

Drejtori Koçi, pranoi problemet me funksionimin e Byrosë, ndërsa shtoi se do të kërkojë nga tatimet vendosjen e kasave fiskale në pikat e kompanive të sigurimit.

Me projektligjin e ri për sigurimet e detyrueshme të mjeteve motorike, Fondi i Kompensimit do të ndahet nga Byroja e Sigurimeve dhe drejtuesit do të emërohen direkt nga AMF, ndërsa në vend qarkullojnë rreth 16 mijë mjete pa siguracion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy