Humbi mandatin, Majko: Bëra fushatë për partinë, jo për veten!

Humbi mandatin, Majko: Bëra fushatë për partinë, jo për veten!

Pak orë pas zyrtarizimit të 140 emrave të deputetëve që shkojnë në Parlament, vjen edhe reagimi I një prej socialistëve më të vjetër në PS. Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Pandeli Majko thotë se PS nuk mori dot 19 mandate në Tiranë dhe vetë ai nuk e theu dot herësin e listës për të hyrë në Kuvend.

Majko thotë gjithashtu se fokusi i tij ishin votat për partinë dhe jo vetja e tij. Ai thekson se ishte një nga 10 kandidaturat më të votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, Majko falenderon ata që votuan për numrin 12, Partinë Socialiste, ndërsa 19-ta, thotë ai, “kërkon leje për tu ulur në aeroport”.

“Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston. Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë. Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste! Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… ‘19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!’. Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam. Shpresoj t’u kem dhënë ‘everything’! Mirupafshim! Pandi Tiranë 30 Prill 2021’, shkruan Majko.

Pandeli Majko ishte në vendin e 19-të në listën e PS-së në Tiranë dhe mori 8780 vota, duke mos e thyer dot herësin dhe për të shkuar në Parlament.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy