Kalemaj: Opozita duhet t’i përqendrojë resurset e saj në Tiranë (VIDEO)

Kalemaj: Opozita duhet t’i përqendrojë resurset e saj në Tiranë (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live opozita duhet t’i përqëdnrojë resurset e saj në Tiranë pasi nëse kthen kryeqytetin ke kthyer gjysmën e Shqipërisë.

Sipas Kalemajt, opozita duhet të mundohet t’i mbushë mendjen pjesës gri pasi nuk fitohen zgjedhjet me militantët.

Mendohet që nga pala socialiste me shumë gjasa mund të jetë kandidat Blendi Gonxhe, kandidati më i votuar në rang Tiranë dhe në rang Shqipërie, ministër i plotfuqishëm sepse ka bashkuar tre portofole, duhet që opozita të dalë me një kandidaturë të unifikuar, nuk po flas këtu për PD subjekt, por për gjithë spektrin opozitar. Ato vota opozitare anti Rama, ajo 48% e popullatës që nuk votoi për Edi Ramën, deri diku të unifikohen drejt një kandidati. Do të jetë shumë e vështirë  se mund të dalin kandidatë të tjerë, siç kanë dalë në të kaluarën kanë favorizuar fragmentarizimin e votës.

Opozita i ka të limituara mjetet dhe mundësitë, nuk mund të presë njeri opozitën të marrë kallashin dhe të dalë në fushëbetejë. Nuk mund të presë njeri opozitën të dalë të bëjë revolucion se është nbjë gjë e tejkaluar.

Opozita duhet t’i mbushë mendjen njerëzve, por jo pjesës së militantëve se me ta nuk fitohet asnjëherë, t’i mendjen pjesës gri, pjesë së paangazhuar të elektoratit që të angazhohet, minimalisht të dalë në kutitë e votimit dhe ta votojnë PD.

Po të isha në opozitë politike, në do e përqendroja 99% të betejës në Tiranë. Në momentin që ti ke kthyer, ti ke kthyer gjysmën e Shqipërisë. Ke një avantazh me palën tjetër, qoftë moral, politik financiar, edhe vendet e punës dhe mundësia e dhënies së një shpresë. Unë po të isha konsulent do të avokoja që të gjithë resurset e patriotë të përqendroheshin në Tiranë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy