
Eksperti i punësimit Erion Muça ka folur në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi problematikat në fasoneri, ku theksoi se mungon hallka e Inspektoriatit të Punës. Eksperti po ashtu vuri po ashtu në dukje se punonjësit duhet ta ngrenë më shumë zërin.
I pyetur mbi rolin e Inspektoriatit të Punës duke marrë si shembull fasonerinë e Bilishtit Muça u shpreh: Hapi i parë, administrohen të gjitha dëshmitë e punonjësve, bëhet verifikimi i kontratave të punës, monitorohet kompania në fjalë 1-2 muaj për të parë nëse ka kontrata të rregullta pune, detaje që lidhen me orët shtesë, pagesën për ditët e pushimit, apo punën në turn të dytë e të tretë, dhe punën që ka ngarkesë psiko-fizike për të cilat duhet të ketë bonus shtesë. Kryesisht tagri i institucionit është kontrolli i parregullsive”.
“Punonjësit kanë marrë guximin në mënyrë sporadike, në një nga sektorët që ka pasur problematika, dhe që detyrohet të marrë punonjës nga jashtë dhe nuk krijon kushtet minimaliste për punonjësit që të ndihen të kënaqur qoftë financiarisht qoftë nga ana sociale”, shton ai.
I pyetur se çfarë duhet të ndryshojë për të zvogëluar informalitetin në sektor, në një kohë kur ministrja Ibrahimaj ka paralajmëruar kontrolle, eksperti u shpreh:
Ministri është titullari më i lartë i institucionit është tregues i përgjegjshmërisë me të cilin është trajtuar rasti, por janë zhbërë mekanizmat institucional, është zhbërë Inspektoriati i Punës. Nuk funksion hallka e inspektoriatit. Përveç insepktoriatit të punës është edhe zëri i punonjësve që duhet të ngrihet më shumë”.



