
Duke filluar nga ora 17:00, do të luhet sfida e turit të dytë në Conference League, Atletic Escaldes-Partizani, e cila transmetohet live dhe ekskluzivisht në MCN TV. Pas eliminimit nga Champions League, kampionët e Shqipërisë, do të kërkojnë të shkojnë sa më larg në kompeticionin tjetër europian. Pak minuta para fillimit të sfidës, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve. FORMACIONET ZYRTARE: Atletic Escaldes: Gracia, Aguero, Sgro, Morales, Lopez, Bouharma, Ferrer, Paez, Rabasso, Pilota, Abreu. Partizani: Qirko, Atanasoski, Kocijan, Sota, Hadroj, Murataj, Mehmeti, Rrapaj, Cara, Grezda, Mba.



