
Nënat që pinë cigare gjatë shtatzënisë mund të dëmtojnë fertilitetin e fëmijës që mbajnë në bark, nëse është vajzë. Prej vitesh, studimet kanë treguar se duhanpirja në shtatzëni dëmton shëndetin e bebes.
Por një studim i kryer së fundmi nga Universiteti i Kembrixhit ka zbuluar se ky dëm mund të jetë më afatgjatë sesa është menduar deri tani.
Sipas studimit, bebet vajza të lindura nga nëna që kanë pirë cigare në shtatzëni do të kenë vështirësi për t’u bërë nëna vetë, kur të arrijnë moshën.
Eksperimentet e kryera me minjtë treguan se minjtë femra lindnin me më pak folikula ovarian, që do të thotë mundësi e reduktuar për t’u bërë nëna.
Studiuesit thonë se vajzat e lindura nga gratë që pijnë duhan gjatë shtatzënisë do të shohin një reduktim të ngjashëm në funksionin ovarian, i cili mund të rezultojë në humbje të pjellorisë dhe menopauzë të hershme.



