Shpenzime të dyshimta, autoritetet franceze hetojnë Presidentin e Çadit

Shpenzime të dyshimta, autoritetet franceze hetojnë Presidentin e Çadit

Autoritetet franceze kanë nisur një hetim paraprak mbi fitimet e dyshuara të paligjshme kundër presidentit të Çadit, Mahamat Idriss Deby Itno.

Një burim i afërt me të e ka konfirmuar për transmetuesin “Rfi”, sipas të cilit hetimet kanë të bëjnë me shpenzimet e veshjeve të presidentit të Republikës së Çadit.

Në fund të vitit 2023, një investigim i faqes franceze “Mediapart” raportoi një shpenzim mbi 900 mijë euro për blerjen e kostumeve, këmishave dhe veshjeve luksoze nëpërmjet pagesave të një kompanie misterioze të quajtur Mhk Full Business, me një llogari në Banque Commerciale du Chari (Bcc)”.

Drupal Ad

Hetimi paraprak u hap në janar nga Prokuroria Kombëtare Financiare, me akuzën e përvetësimit të fondeve publike dhe fshehjes së të ardhurave.

Transferimi i parë i dyshimtë ishte bërë nga Deby në fillim të dhjetorit 2021 dhe i dyti më 4 maj 2023.

Në total, presidenti i Çadit ka shpenzuar më shumë se 915 mijë euro për të blerë rroba luksoze nga një rrobaqepës i famshëm në Paris.

Lista e hartuar nga “Mediapart” ofron një pasqyrë të shpenzimeve të tepërta të cilat e kishin lejuar arritjen e kësaj shume, më konkretisht 57 kostume me vlerë nga 9 mijë deri në 13 mijë euro për secilin, 100 këmisha me 800 euro copa, edhe nëntë saharanë me vlerë 7500 euro secila.

Sipas medias franceze, hetimet mund të shtrihen në pronat e paluajtshme në pronësi të familjes Deby dhe rrethit të tyre në Francë.

Në autobiografinë e tij të fundit, Mahamat Idriss Deby iu kthye kësaj çështje të cilën ai e konsideron “një simbol të manipulimit në politikë dhe që dyshohet se është shpikur nga Abakar Manany”, ish-këshilltar përgjegjës për çështjet presidenciale dhe ministër i turpëruar i Shtetit, duke denoncuar “një zhurmë absurde mediatike.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy