I moshuari vdiq pas dhunës së grabitësve, familjarët: Kjo është hera e dytë, autorët duhen varur (VIDEO)

I moshuari vdiq pas dhunës së grabitësve, familjarët: Kjo është hera e dytë, autorët duhen varur (VIDEO)

Flasin familjarët e 89-vjeçarit Çaush Shehaj, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga dhuna e ushtruar nga dy të dyshuar, të cilët të armatosur hyn në shtëpinë e tij në Klos të Mallakastrës, për ta vjedhur.

I ndjeri ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit të Fierit, ku pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, nuk ia ka dalë dot të mbijetojë, por gjeti vdekjen rreth 24 orë pas dhunës së pësuar.

Djali i motrës e së 89-vjeçarit tregon se ky është rasti i dytë dhe pretendon se është i njëjti person që ka bërë të njëjtën gjë.

Ka vajtur njëherë policia, u mori shenjat e gishtave, nuk u bë gjë radhën e parë, i morën çiften. Vajtën tani qetë qetë, i bën këtë që i bën e vranë.

Me të shoqen e shoqja është e sëmurë. Ka fëmijë, fëmijët janë të larguar në Greqi, ka dy djem dy vajza. Duam drejtësi. Shteti të vërë dorë.

Një tjetër nip i të ndjerit tregon se viktima jetonte me gruan në Klos të Mallakastrës, ku e shoqja probleme se ishte me sklerozë.

Jetonin bashkë në kushte jo shumë të favorshme. Jetonin vetëm, pa përkrahje, i kishin vajtur një herë, kjo është hera e dytë. Herën e parë policia nuk mori masa.

Punoi tërë jetën e tij, vuri pesë lekë, ato pesë lekë donin t’ia merrnin me dhunë, me forcë. Mendonin për lekë të madhe, por ai s’kishte lekë të madh. I kishte në bankë.

Ka tre fëmijë në Greqi, një në Francë. Nëse ka shtet, ligje, perëndi lart, se ndjenjë keqardhje të jashtëzakonshme.

Nëse ka ligje, ata duhen varur. Të punosh një jetë të tërë dhe të vij tjetri të vrasë për djersën tënde, në shtëpi brenda.

E vranë në 02.00 të natës, lakuriq, e kanë shëmtuar, bastarduar, nga fytyra, brinjët, kofshët nuk i duket mish i bardhë.

Mëngjesin e sotëm, policia e Fierit njoftoi arrestimin e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Zyrtarisht u tha se bazuar në provat e grumbulluara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në ndërveprim me të gjitha strukturat e DVP Fier dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Klosi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Ervis Halimi, 22 vjeç, banues në Fier dhe Musa Gudo, 28 vjeç, banues në Portëz, Fier.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. Ç., 16 vjeç, banues në Roskovec, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarri tip automatik me një krehër me fishekë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy