Arkitekti Gjergji Caca ka folur për urdhrin e inxhinierit në ‘MCN Informacion’ për të cilin u shpreh se këtu në Shqipëri inxhinierët varen nga disa institucione dhe se ata janë të rregulluar përmes licencës.
Ai tha se korruptimi i tyre është pothuajse zero sepse kalon në disa hallka, dhe problemi i tyre nuk qëndron tek ligji por tek personat e që duhet ta zbatojnë atë.
Caca thekson se nuk e di se kush fshihet pas këtij urdhri por që ata janë të gatshëm për tu përballur me këdo me argumente.
Nga një llogari që kemi bërë në diskutim i binte një kuotë rreth 750 euro në vit për një të anëtarësuar. Kudo ku shkelim ka një licencë nga pas. Një inxhinier shkallën e ndikimit e ka në shumë fusha dhe po të shohësh një mjek apo farmacist kanë vetëm ministrinë e shëndetësisë nga e cila varen, ndërsa një inxhinier varet nga disa institucione, ka shumë aspekte dhe gama është shumë e madhe.
Nëse një mjek apo një pacient ka një protokoll, një inxhinier nuk e ka këtë sepse projektimi nuk është recetë dhe bishtat që dalin sot janë një kopje e keqe e urdhrit të mjekut që ka ekzistuar dhe me anë të kësaj duan të kapin çdo fushë.
Që në 2009 kanë qenë këto hapat e parë që të bëhemi të gjithë si Evropa. Tani çfarë shkruan Evropa: profesionistët e lirë duhet të jenë të rregulluar, por nuk thotë as me urdhër as me ligj. Kur ne bëjmë një projekt duhet ta dorëzojmë në një nga institucionet e drejtorisë vendore, pastaj kalon në disa hallka të tjera dhe persona të ndryshëm dhe korruptimi në këtë pjesë është thuajse zero sepse është shumë i kontrolluar.
Më tej ai shtoi se ne nuk kemi probleme me ligjin, por me personat që duhet ta zbatojnë ligjin, prandaj sipas tij më mirë të tërhiqet tani sesa të lejojë të bëhet një dëm më pas.
Të gjithë ata që janë në kundërshtim të kësaj nisme nuk ka asnjë interes nga pas, secili janë në punën e vetë, nuk është për interes të asnjërit prej nesh. Çdokush dhe ne tani që flasim mund të prekim interesat e dikujt dhe ideja është që ne nuk mbrojmë interesin e një personi, por ne prekemi nga kjo gjë sepse na ndikon në punën tonë të përditshme.
Kjo nuk është vetëm për ne, por dhe për ata studentët e rinj që hyjnë sot në fakultet, ne e kemi dhënë atë kontributin tonë këtu dhe dikush po tenton të na i marrë. Shteti nuk mund të ketë guximin të miratojë një paçavure të tillë. Urdhri i inxhinierit nuk mbron inxhinierin, por më mirë ta shkruajnë urdhri që i merr shpirtin inxhinierit.



