Panairi i librit ashtu si çdo vit ka mbledhur me qindra vizitorë. Shkrimtarët pjesëmarrës vënë në dukje rënien e interesit të blerësve, ndërsa qytetarët ankohen për çmimet.
Shkrimtari Milazim Krasniqi flet për rënie të numrit të lexuesve dhe se për këtë kanë ndikuar rrjetet sociale.
Profesiori i shkencave ekonomike Adrian Civici thotë se të rinjtë janë të prirur të lexojnë libra që i çojnë drejt suksesit. Ndërsa përkthyesi Edmond Tupe tregon se me kalimin e viteve gjuha shqipe po humbet identitetin.



