
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, për incidentin ndaj kryedemokratit Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit, kur u godit me grusht, tha se gjithçka vjen nga një shkak që nisi me interferimin nga faktori ndërkombëtar nën dirigjimin politik nga Soros.
Këta morën peng së pari Lulzim Bashën me dosjen e financimit rus, i thanë ose ti non grata dhe nuk do hysh në SHBA, ose do marrësh këtë vendim për Berishën.
I bënë presion, se nuk ishte Lulzim Basha që ndryshoi, se ishte ai që tha më sillni provat dhe do japë vendimin tim.
Mbas një jave, ndryshoi. Ju bë presion publikisht te selia e PD dhe aty fillon e keqja. Është absurde! Se këtu ka një paragjykim se politikanët nuk thonë të vërtetën nga frika.
Ambasadorja e SHBA, ka një provë kërkoi që zoti Berisha të përjashtohej nga Parlamenti, mos të ishte më në parlament.
Soros-i ka influencë sot dhe te administrata. Do ishte normale që SHBA të bënte një dosje publike.
Duke folur nga studio e MCN Live, ai tha se Edi Ramës iu dha liri që të manipulonte zgjedhjet, t’i vidhte dhe të bënte çfarë të donte, duke i thënë se do i njihnin.
Ne ndryshuam rregullat e lojës brenda 24 orësh, u ndryshua Kodi Zgjedhor, u hoqën koalicionet klasike, në mënyrë që Rama të fitonte, me bekimin e SHBA dhe ambasadorit të BE.
Shohim një ambasadore që ende sot thotë ish-deputeti Berisha. Ambasadorja duhet të kuptojë se liderin e opozitës e zgjedhin partitë politike.
Partia e Lirisë që është më e madhja e opozitës pas PD, e njeh si lideri i opozitës. Ky është shkaku.
Pasoja me një person që faktori ndërkombëtar po vazhdon t’i lërë gropën hapur opozitës, Rama e shfrytëzon këtë pjesë, edhe si mbështetje, ky është absurdi. Problemi është që po krijohet një kosto shumë e madhe, është e pafalshme që PD mbahet peng prej një viti, edhe pse jemi pak muaj para zgjedhjeve.
Kjo është e pafalshme edhe për ambasadoren e SHBA. Gjykata duhet të vendosë mbi interesin e qytetarëve shqiptarë, jo mbi interesin e SHBA. Duhet drejtësi shqiptare pa interferime.
Kemi një vit pa vulë, që është lënë në mënyrë të qëllimshme. Ky zotëri i jep vetes të drejtën dhe me akte të tilla.
Është detyra e Gardës së Republikës të mbrojë personalitete, zoti Meta e ka si President, kështu duhet ta ketë dhe zoti Berisha.
Më 21 Janar pati informacione se Edi Rama do sulmohej. Edi Rama me porosi të veçantë ka pasur mbrojtje nga Garda e Republikës, pikërisht prej kësaj.
Policia e Shtetit që e ka për detyrë kushtetuese, e ka për detyrë të sigurojë protestën. Aty ka pasur me dhjetëra agjentë të policisë kriminale, pse nuk e mbrojtën këtë person prej turmës.
Inspektorët e policisë kriminale kanë qenë aty me dhjetëra, është detyrë e tyre ta mbronin.



