Qytetet më të shtrenjta në botë për vitin 2022

Qytetet më të shtrenjta në botë për vitin 2022

Çmimet në qytetet e mëdha janë rritur në të gjithë botën . Pasojat e pandemisë dhe  luftës në Ukrainë  kanë rritur koston e jetesës në qendrat e mëdha urbane mesatarisht me 8.1% krahasuar me vitin e kaluar. EIU ( Economist Intelligence Unit)  krahasoi çmimet e 200 mallrave dhe shërbimeve në 170 qytete. Jetesa kushton më shumë, por rritjet nuk janë të njëjta kudo. Këtu janë qytetet më të shtrenjta në botë në vitin 2022, sipas Indeksit të Kostos së Jetesës në mbarë botën e Economist.

KOPENHAGEN – Kryeqyteti danez është cilësuar si qyteti i dhjetë në botë koston më të lartë të jetesës në vitin 2022.

PARIS – Në vendin e nëntë është një tjetër kryeqytet evropian, Parisi.

SAN FRANCISCO – Qyteti kalifornian i San Franciskos është qyteti i tetë më i shtrenjtë në botë.

GJENEVA – Është cilësuar si një nga vendet më të shtrenjta, renditet në vendin e shtatë sipas The Economist.

ZURIH – Një tjetër qytet zviceran, Zyrihu është cilësuar si një nga vendet me koston më të lartë të jetesës.

HONG KONG-U – Qyteti i parë aziatik në dhjetëshen e parë të qyteteve më të shtrenjta për 2022 është Hong Kongu.

LOS ANGELES – Renditet si qyteti i katërt më i shtrenjtë në botë.

TEL AVIV – Zbret me dy vende, renditet në vendin e tretë. Tel Aviv ishte qyteti më i shtrenjtë në 2021 sipas Economist.

NEW YORK-U- Ky qytet renditet në krye së bashku me Singaporin si më të shtrenjtët në 2022.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy