
Një djalë 10-vjeçar afgan ka ndërruar jetë pasi është shtypur në një anije të tejmbushur me të paktën 66 emigrantë që synonin të arrinin në ishullin grek të Lesbos, sipas agjensisë së lajmeve ANA të Greqisë.
Skenat e panikut shpërtheu në momentin kur refugjatët panë një anije patrullimi nga agjencia evropiane e kufirit Frontex duke iu afruar anijes së tyre, pasi u frikësuan se ata do të ktheheshin në Turqi.
Rojet bregdetare greke konfirmuan moshën e djalit por nuk komentojnë mbi kombësinë e tij.



