
Nënkryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, për hartën e re gjyqësore, shkrirjen e 20 gjykatave në rrethe, duke lënë vetëm 13, pasjen e vetëm një Apeli në Tiranë dhe dy Gjykata Administrative thotë se Gjykata e Apelit që ditën e parë të funksionit të saj, ka dhënë vendime përkatëse dhe ka funksionuar.
Nga studio e MCN Live, Rusi deklaroi se ka dy lloj funksionaliteti, në raport me dhënien e vendimeve dhe shërbimeve që ofrohen ndaj qytetarëve, ku qëllimi dhe fokusi është shpejtësia e shërbimit.
Ai detajoi se për gati 6 muaj ka marrë kohë hartimi i akteve, në mënyrë që kur të fillonte funksioni i Apelit të ishte efektiv dhe se për shkak edhe të mos kapacitetit, të gjitha kapacitetet janë plotësuar me riorganizim.
Është transferuar vetëm gjykimi në Tiranë, se në të gjitha godinat e Apeleve, ofrohen të gjitha shërbimet, prandaj nuk është dyndja në sportele.
Ndërsa transferimi i gjykimeve do bëhet në Tiranë. 78 është numri i gjyqtarëve total që duhen në Apel, por aktualisht kemi 25 dhe mund të vihet në dispozicion struktura e delegimit nga shkallët e para.
Në muajin korrik, përfundon Magjistratura dhe shtohen 40 magjistratë të rinj. Duke marrë numrin e dosjeve në Apel, sot projeksioni është që të gjykohen 6 herë më shpejtë se sa kur ishin të shpërndara në rrethe.
Sot sistemi funksionon, duke marrë në konsideratë edhe faktorët social-ekonomik se dhe gjykata nuk duhet parë si oaz i shkëputir nga shoqëria.
Numrin 40 e përdora për herë të parë, se në Apel numri i çështjeve, shifrat matematikore nuk lidhen me shpejtësinë e gjykimit.
Ky numër 40 plotëson vakancat në Gjykatat e Shkallë së Parë dhe gjyqtarë me përvojë, delegohen dhe ngrihen në detyrë.
Rreth 31 mijë dosje kanë qenë në fillim të janarit në Apel, 10 mijë penale dhe 21 mijë civile dhe penale. Janë rreth 900 dosje në vit për tu gjykuar nga gjyqtarët.
Në Gjykatat e Shkallës së Parë janë 40 mijë dosje, 10 mijë penale dhe 30 mijë civile. Do bëhet një projeksion se për sa kohë do gjykohen.
Janë shumë se ka dhe mekanizma të tjerë që ndikojnë.
Koha e gjykimit të tyre varet nga shumë rrethana, kapacitetet njerëzore, mekanizmat proceduriale që përdoren për të shtyrë gjykimin.
Janë mjete ligjore, shumë gjyqtarë për gjykimin e çështjeve në Apel, mund të përjashtohen për shkak se mund të kenë qenë të përfshirë në gjykim në shkallën e parë.
Sipas tij, Këshilli i Lartë Gjyqësor investohet për të dhënë zgjidhje në raport me situatat përkatëse dhe se reforma në drejtësi, një pjesë e saj ishte vetingu që krijoi vakancat e veta, por paralel shkon edhe një mosbesim i qytetarëve i marrë nga organet përkatëse administrative dhe shkojnë i drejtohen gjykatës.
Ai tha se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se jo çdo gjë zgjidhet në gjykatë.
Rusi deklaroi se për maksimalisht 3 vjet plotësohen vendet vakante me magjistratët që pritet të dalin.
Më datë 1 maj funksionoi, ishin 22 gjykata të shkallës së parë dhe sot është 1. Për shkak të mungesës së trupave në rrethe, vonoheshin çështjet për gjykim.
Ka ndodhur edhe transferimi i gjyqtarëve për gjykim edhe brenda ditës. Një individ me qendër në Tiranë, për çështje të caktuar delegohen në Korçë apo Vlorë.
Për shkak të vakancave dhe lëvizshmërisë ditore, nuk kanë pasur kohë për gjykimin e çështjeve. Me funksionimin e një gjykate Apeli, frytet janë dhënë.
Ndodhte që në rrethet e vogla për shkak të numrit të ulët të çështjeve gjykimi ishte më i shpejtë, edhe në 3 muaj. Në Tiranë zgjaste.
Kjo ishte një zgjidhje në raport me rrethanat, zgjidhja më e mirë e mundshme në raport me rrethanat dhe ne duke gjykuar çdo rrethanë, dolëm me këtë vendim, por edhe për shkak të ligjit ne për 5 vjet mund të gjykojmë.
Më 1 maj bëmë fazën e dytë të riorganizimit të gjykatave dhe jemi në punë intensive për të hartuar dhe aktet përkatëse për Gjykatat Administrative nga 6 në 2.
Nga shtatori i vitit 2023 do të shihen frytet e para të kësaj reforme, se i gjithë sistemi do të jetë i reformuar dhe i qartë.
Rusi detajoi se pas një studimi 3 vjeçar u arrit në këtë përfundim për hartën e re gjyqësore, që të jetë një ngarkesë e barabartë mes gjykatave dhe institucioneve por edhe për shpërndarjen e punës së gjyqtarëve.
Ai tha se nëpërmjet këtij riorganizimi arrihen të profilizohen gjyqtarët për çështje të caktuara, nëpërmjet specializimit rritet dhe profesionalizmi.
Nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit dhe komunikimit mes tyre dhe trupave gjyqësore, krijohet unifikimi i praktikave gjyqësore.
Në Apel funksionojnë dhe Dhomat e Këshillimit dhe vetëm 1/10 e çështjeve mund të gjykohen në seancë, ndërsa pjesa tjetër gjykohet në Dhomë Këshillimi.
Vlerësimi i gjyqtarit bëhet nëpërmjet vlerësimit kalimtar që është vetingu dhe vlerësimi profesional.
Vlerësimi që bëjmë ne është për shkak të sigurimit të karrierës së gjyqtarit, vlerësim profesional, për njohuritë e ligjit, vlerësimi organizativ, si menaxhon kohën dhe mjetet proceduriale gjyqësore, si menaxhon dosjet gjyqësore, etika, integriteti dhe pavarësia dhe angazhimi profesional ndërveprimi.
Dhe rritja profesionale nëpërmjet mësimdhënies, apo konferencave etj. Nuk duhet ngatërruar vlerësimi nga KLGJ me organet e vetingut.
KLGJ bën promovimin, ndërsa vetingu ka një komision ad hoc dhe përfundon pas 3 vitesh.
Sa i takon transferimit të një gjyqtari nga rrethet, Rusi sqaroi se KLGJ për të gjitha transferimet që bën i përmbahet vetëm ligjit dhe nuk është një vendimmarrje aty për aty por komisionet përkatëse marrin në konsideratë të gjitha rrethanat, edhe konfliktin e interesit në mënyrë që transferimi të jetë sipas ligjit.



