Vetëm disa ditë pas lëvizjes së njëanshme të Gjermanisë për të rritur kufizimet kufitare, qeveria e re e koalicionit holandez, e udhëhequr nga Partia Për Liri (PVV) e ekstremit të djathtë të Geert Wilders, i ka kërkuar BE-së një tërheqje nga rregullat e azilit në një letër drejtuar Komisioni.
Ministrja holandeze e Migracionit Marjolein Faber deklaroi: "Ne duhet të rimarrim kontrollin e politikës së azilit". Kësaj radhe reagimi i Komisionit ka qenë i menjëhershëm duke përjashtuar kategorikisht një mundësi të tillë.
Lëvizja, vetëm pak muaj pas formimit të një qeverie koalicioni në Holandë, ishte një premtim i fushatës së bërë nga PVV. Ndërsa Wilders nuk arriti të bëhej kryeministër, Faber është anëtar i partisë së tij. Ndjekja e një klauzole të largimit nga sistemi evropian i azilit ishte diskutuar që nga korriku i kaluar, por u konfirmua vetëm javën e kaluar nga qeveria holandeze.
Zyrtarët evropianë, megjithatë, besojnë se nuk ka asnjë shans për t'u zbatuar, pasi do të kërkonte një ndryshim të ri të legjislacionit shumë të ndjeshëm dhe do të hapte "k=Kutinë e Pandorës", siç shpreheshin ata. Faber vuri në dukje në letrën, të cilën ajo e publikoi në X, se, ndër të tjera, qeveria e saj kërkon të zvogëlojë në mënyrë drastike vëllimin e migrimit në Holandë, në mënyrë që ajo të mund të vazhdojë të përmbushë detyrat e saj institucionale për të ofruar strehim social, shëndetësi dhe arsim.
E vërteta është se shtetet e tjera anëtare nuk kanë gjasa t'i shohin pozitivisht përpjekjet e qeverisë holandeze pasi në mënyrë të pashmangshme do të ndodhë një krizë me azilkërkuesit në vendet fqinje nëse Holanda përjashtohet nga vendimi i përbashkët i azilit.
Megjithatë, çështja ka nxjerrë në pah edhe një herë "Thëmbrën e Akilit" të migracionit të BE-së. Deri në miratimin e plotë të Paktit të ri të Migracionit dhe Azilit të bllokut në dy vjet, në vitin 2026, shtetet anëtare do të vazhdojnë të kërkojnë zgjidhjet e tyre për migracionin e parregullt, siç bëri Gjermania.



