TVSH-ja bëhet “mollë sherri” mes opozitës dhe maxhorancës, Basha: A e lexoni FMN-në

TVSH-ja bëhet “mollë sherri” mes opozitës dhe maxhorancës, Basha: A e lexoni FMN-në

Futja e TVSH-së te biznesi i vogël vijon të jetë tema kryesore e replikave në distancë mes maxhorancës dhe kreut të demokratëve. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzon kryeministrin Rama se me këtë nismë ka dalë kundër institucioneve financiare ndërkombëtare dhe përpiqet të gjejë strehë te statuset e deputetëve të tij.

Basha i referohet një statusi të kreut të Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, i cili u shpreh sot se Basha në të vërtetë nuk shqetësohet për biznesin e vogël, por kërkon të mbrojë oligarkët. Braçe reagoi pas disa takimesh që Basha pati të dielën në Kamëz me përfaqësues të biznesit të vogël.  

Reagimi i Bashës

Keqardhje per KM i cili ne panik e çoroditje totale nga reagimi popullor, opozitar dhe i institucioneve financiare nderkombetare, lidhur me futjen e biznesit te vogel ne TVSH, rreket te gjeje strehe tek statusi i nje deputeti te tij.

Marrezi te thuash se Opozita po i del ne​ mbrojtje biznesit te madh duke propozuar kufirin e regjistrimit ne 12 milione leke?! Pra, te nxjerresh jashte skemes se TVSH dhjetra mijera biznese te vogla dhe t'u garantosh atyre nje taksim te thjeshte e te ndershem me kuota fikse e pa regjistrime kontabel te nderlikuara, qenka mbrojtje e oligarkeve? Sharlatanizem!!

Pse KM dhe deputeti i tij pas gati 4 vitesh ne pushtet paskan lejuar te edhenj te shtiren si te vegjel? Pse pas kaq e kaq fushatave gjoja anti-informalitet, shteti i km dhe deputetit te tij detyrohet te dorezohet para oligarkeve te vertete te cilet duan t'u rrembejne te vegjelve djersen, mundin dhe sakrificen ne 21 vite jete te ekzistences se tvsh?

Po FMN e lexon km dhe deputeti i tij? Po ekspertet e tij i degjon KM dhe deputeti i tij?

Kush ju pergjigjet pyetjeve te mesiperme e kupton qarte se i vetmi qe mbron oligarket eshte KM dhe deputeti i tij.

Lerini provokimet dhe uluni te diskutoni me biznesin e vogel, me shoqatat e konsumatoreve, me FMN, pse jo, edhe me opoziten. Propozimi yne per rritjen e pragut te biznesit te vogel pa tvsh ne 12 milione leke eshte zgjidhja per kete situate absurde te krijuar nga cmenduria.
 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy