Ylli i popit, Katy Perry është kritikuar rëndë pasi i ka kërkuar qenit të saj të ndjekë disa koala gjatë një reklame ku ofronte bileta falas për koncertin e saj ‘Witness.’
“Le të vrapojmë të ndjekim disa koalë, Nugge”, dëgjohet duke thënë 32-vjecarja.
Një studiese e këtyre rasteve është prekur nga kjo ngjarje dhe ka reaguar me një shkrim në një nga gazetat e njohura të vendit.
“Perry është një idhull për shumë të rinj, dhe kjo shkatërron punën e mirë që ne kemi bërë për të inkurajuar njerëzit që të mos i lejojnë qentë e tyre që të kenë kontakt me koalat,” -tha Claire Madden për gazetën Courier-Mail.
Fondacioni i Koalave tha se më shumë se 170 koala në vit janë viktima të sulmeve të qenve.
Claire kërkonte me ngulm që këngëtarja të tërhiqte fjalët e saj pasi nuk e di se cfarë ndodh në vend për këto raste.
Ndërkohë, këngëtarja nuk ka reaguar për këtë lajm por ka shijuar qëndrimin e saj në Australi pasi ishte aty për të promovuar turneun e saj të ardhshëm.



