Për analistin Enton Abilekaj, materialet e publikuar nga HJ janë të dhëna nga TIMS pasi nëse do të ishin nga MEMEX do të ishte ngritur një alarm nga britanikët apo SHBA.
I ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Abilekaj tha se në këto të dhëna të TIMS flitet për çdo njeri që është dyshuar sadopak për një ngjarje të caktuar dhe kjo është aryeja se pse përmenden emrat e disa politikanëve.
Shpjegimi që dhanë parafolësit, besoj që është ajo që tha Zagani, këto janë të TIMS. E vështirë të ndërhyhet në MEMEX. Kjo e MEMEX ishte shashkë që nuk duhet marrë seriozisht se po të kishin hyrë do ishte ngritur një alarm nga SHBA. Këto janë të dhënat e TIMS që flitet për çdo njeri që është hetuar sado pak për një ngjarje. Është bërë një dosje dhe është dërguar diku. Këto të dhëna hidhet tek të dyshuarit e TIMS.
Kjo është arsyeja, mund të jetë hetuar për 21 janarin, për ngjarje të ndryshme dhe këto të dhëna janë çuar në prokurori dhe për këtë shkak ka dalë në TIMS.
Databaza dixhitale shqiptare u bë "han pa porta" e përdorte PS-ja. E përdortte dega e PS-së së Tiranës. U tallën me të dhënat tona. Në një "han pa porta" normalisht që do futej keqbërësi.



