Presidenti Meta ka reaguar menjëherë pas fitores së kuqezinjve kundër Bjellorusisë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale dhe disa fotove të shkrepura gjatë ndeshjes së sotme e cila solli fitoren 3-2 për Shqipërinë, Meta ka uruar lojtarët për shpirtin luftarak.
‘’Shqipëria e para! Urime kuqezinjve për shpirtin luftarak!’’ shkruan Presidenti.
Ndeshja e sotme mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë u mbajt në stadiumin Air Albania ku nga kuqezinjtë u shënuan tre gola: Cikalleshi në minutën 19-të dhe në të 27-n dhe Manaj në të 44-n



