Kandidatja për primaret e Partisë Demokratike në Bashkinë Tiranë, Adriana Kalaja, thotë se rastësisht banesat që shemben në Tiranë qëllojnë në një zonë që e duan oligarkët rreth Erion Veliaj.
Në emisionin “Stay Tuned” në MCN Tv, përmendi emra të atyre që i quajti oligarkë dhe tha se Shkëlqim Fushën e ka përmendur dhe çuar në SPAK.
Armando Lilën e ‘Arlis ndërtim’ e kam përmendur me emër dhe po bëj kallëzimin tjetër për ta çuar në SPAK. Kam thënë se do shembet çdo kullë pa leje, nuk ka rëndësi se kush është pronari.
Doni Shefqet Kastratin... Unë kam parë letrat e këtyre që i kam çuar dhe po çoj në SPAK.
Po për mua ndërtimet që po bën Shefqet Kastrati te liqeni artificial, për mua janë në shkelje të ligjit se vetëm prerja e pemëve dhe futja në territorin e liqenit artificial është në shkelje të ligjit dhe shumë e gabuar dhe për ruajtjen e ambientit.
Unë jam përballë mafias së betonit, e kam të qartë vizionin tim. Do jetë një grup i specializuar që do kalojë në filtër gjithë lejet e ndërtimit që janë dhënë në Tiranë.
Nëse këto leje ndërtimi janë ngritur mbi ish-monumente të kulturës, monumente që janë pjesë e historisë së Tiranës, ose janë dhënë leje ndërtimi mbi dokumente të falsifikuara ato ndërtesa do shemben.
Njerëzit i tremben fjalës tritol! Ti nuk mund të shembësh një ndërtesë 25 kate me fadroma, i pari do shembet bunkeri i Surrelit.
As atë nuk e shemb dot se aty betoni do jetë një metër e gjysmë. Ajo tokë është grabitur nga Linda Rama. Nëse e ke grabitur një pronë, atëherë ajo është pa leje ndërtimi dhe duhet shembur.
Ky grup i ekspertëve do bëjnë filtrim të gjithë lejeve të ndërtimit dhe për ato leje që do dalin në kundërshtim me dispozitat ligjore, do shemben me tritol në mënyrë të kontrolluar.
Frikë më shumë se oligarkët, kanë këta që paguhen nga oligarkët.



