Washington Post: Ndihma ushtarake ndaj Ukrainës, rrezik për kontrabandë

Washington Post: Ndihma ushtarake ndaj Ukrainës, rrezik për kontrabandë

Shtypi amerikan ngre pyetje në lidhje me aftësinë e ushtrisë amerikane për të mbajtur të gjurmuara armët e dërguara në Ukrainë, për të ndihmuar njerëzit t’i rezistojnë sulmit të Rusisë. Washington Post ngre pikëpyetje nëse ndihma ushtarake do të shkojë në duart e duhura dhe sa i lartë është rreziku që ajo të thithet në atë që është një nga qendrat kryesore europiane të trafikut të armëve.

Kështu shkruan gazetari John Hudson, i cili nënvizon se fluksi i paparë i armëve ka rritur frikën e disa analistëve ushtarakë se disa nga pajisjet mund të përfundojnë në duart e kundërshtarëve perëndimorë ose se mund të rishfaqen në konflikte të tjera në dekadat e ardhshme.

William Hartung, një ekspert nga instituti Quincy thotë për Washington Post se ndërsa në Afganistan, SHBA kishin një prani të rëndësishme në vend që i lejonte të paktën të gjurmonin dërgimin e armëve, në Ukrainë qeveria amerikane është e verbër për sa i përket monitorimit të armëve të furnizuara për milicitë civile dhe ushtrinë.

Dhe për këtë arsye, shton Rachel Stohl, nënkryetare e Qendrës Stimson është thjesht e pamundur të gjurmosh jo vetëm se ku shkojnë gjithë këto pajisje dhe kush do t’i përdorë, por edhe se si përdoret.

E gjithë kjo ndodh në një territor që nuk është i ri për trafikun e armëve. E përditshmja amerikane rindërton se Ukraina ka pasur karakteristika të këtij lloji që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, kur ushtria sovjetike la një sasi të madhe armësh të vogla në vend pa kontroll adekuat të inventarit.

Sipas projektit kërkimor Swiss Small Arms Survey, një pjesë e 7.1 milionë armëve të vogla në dispozicion të ushtrisë ukrainase në vitin 1992 u devijuan në zonat e konfliktit duke nënvizuar rrezikun e rrjedhjes në tregun e zi lokal.

Situata u përkeqësua pas pushtimit rus të Donbasit në vitin 2014, kur luftëtarët nga të dyja palët filluan të plaçkisnin depot e armëve dhe municioneve të institucioneve shtetërore dhe rajonale, pa e ditur se ku përfunduan këto pajisje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy