Dalin pamjet e vilës ku po kalojnë karantinën Meghan dhe Harry

Dalin pamjet e vilës ku po kalojnë karantinën Meghan dhe Harry

Princi Harry dhe Meghan Markle po e kalojnë karantinën në një vilë super luksoze në Beverly Hills që i takon manjatit të Hollivudit, Tyler Perry.

Duka dhe Dukesha e Sussex dhe djali i tyre njëvjeçar Archie e kanë quajtur shtëpi, vilën 18 milionë dollarëshe që kur u transferuan në LA në fund të marsit.

Ata kishin qëndruar në një shtëpi në ishullin Vancouver që nga njoftimi për largimin nga familja mbretërore në janar, por u larguan, pasi Kanadaja njoftoi se do të mbyllte kufijtë për shkak të COVID-19.

Vila ku është duke qëndruar çifti ka pesë dhoma gjumi dhe 12 banjo, shtrihet në 89,030 metër katrorë në majë të një kodre.

Ende nuk dihet nëse Harry, 35 vjeç dhe Meghan, 38 vjeç, e kanë marrë me qira pronën e Tyler-it apo po qëndrojnë atje si mysafirë, por nuk ka asnjë të dhënë që rezidenca të jetë shitur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy