Foto / I arrestuari për vrasjen e komisar Cukut, pranon bashkëpunimin me policinë, kërkon mbrojtje për familjen

Foto / I arrestuari për vrasjen e komisar Cukut, pranon bashkëpunimin me policinë, kërkon mbrojtje për familjen

Mikel Shallari 24- vjeçari i arrestuar mëngjesin e së dielës si autori i dyshuar i vrasjes së ish- komisar Artan Cukut, pranon të bashkëpunojë me policinë dhe Prokurorinë.

Mësohet se i riu ka kërkuar në këmbim që t’i sigurohet familja, në mënyrë që të tregojë motivin e vrasjes. 

Shallari ka pranuar të tregojë emrat lidhur me porositësit e ekzekutimit të 8 prillit, ku i ndjeri Cuku u vra me pistoletë teksa po hynte në pallatin ku banonte.

24- vjeçari ka kërkuar që familjarët të dërgohen jashtë shtetit dhe t’iu ndërrohen identitetet, në mënyrë që t’u shmangen hakmarrjeve të mundshme.

Dyshohet se ekzekutimi i Artan Cukut është urdhëruar nga një burg jashtë vendit dhe kjo është pista kryesore ku po heton policia. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy