Gashi: Me futjen e Serbisë në NATO, Ballkani merr një paqe të përhershme. Çdo deklarim i pamatur i politikës, bie ndesh me gjeostrategjinë amerikane (VIDEO)

Gashi: Me futjen e Serbisë në NATO, Ballkani merr një paqe të përhershme. Çdo deklarim i pamatur i politikës, bie ndesh me gjeostrategjinë amerikane (VIDEO)

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar dje në një intervistë se aktualisht Serbia është një partner më i afërt i NATO-s se sa Kosova.

Këtë fakt, eksperti i sigurisë në Kosovë, Milazim Gashi, në një komunikim për MCN live, e sheh si një lojë të amerikanëve për ta afrojnë Serbinë drejt NATO-s dhe ta largojnë nga faktori rus dhe që do të përfitonte edhe Kosova nga NATO.

Një lojë e bukur e amerikanëve është që ta ngrenë Serbinë drejt NATOs dhe ta tërheqin nga elementi rus, kur edhe ne si Kosovë me forcat e NATOs, kemi pjesë diku 50% të saj.

Në rastëse Serbia pranon faturën që të jetë pjese e Aleancës së NATO-s, me të vërtetë do ishte një rehabilitim i Ballkanit për shkak se përfundimisht të gjitha dilemat e komuniteteve, si andej kufirit, si këtej përfundojmë me mbrojte të NATO-s, ku trupat tona më pas mund të shkonin në Preshevë, ato të Serbisë të vijnë në veri të Kosovës, në kuadër të NATOs, andaj një prej elementeve që amerikanet po e ndërtojnë është që ta afrojnë Serbinë në NATO për shkak se ajo është forcë paqësore që sjell produktivitet të sigurisë kudo.

Sipas Gashit, me futjen e Serbisë në NATO, Ballkani do të merrte një paqe të përhershme.

Qarqet e caktuar politike në Kosovë e kanë një nuhatje ta quaj lokale, për shkak se nuk po e lexojnë kalimthi këtë pjesën gjeo-strategjike amerikane që në interes të veçantë është që Seria të futet në NATO.

Ne si ekspert të sigurisë, e duartrokasim çdo veprim që Serbia të futet në NATO, për shkak se më të vërtetë se Ballkani merr një paqe të përhershme dhe me të vërtetë do të jemi në një shtëpi të përbashkët me Serbinë dhe me shtetet tjera.

Eksperti i sigurisë, kritikoj deklaratën e presidentes Vjosa Osmani karshi ambasadorit Hill, duke i cilësuar si të pamenduara dhe të cilat bien ndesh me gjeostrategjinë amerikane.

Edhe deklaratat e presidentes Osmani, unë i kritikoj nga këndvështrimi im të sigurisë. Duhet të jenë përmbajtjesore se të kritikosh deklaratat e ambasadorit Hill i cili ka qenë që nga vitit 1999 si strateg në luftën në Kosovë, duet të kesh shume kujdes se amerikanët din me zgjat taktikën e vet në aspektin siguresë dhe pastaj liderët lokal mund të bijnë në kurthe të padëshirueshme politike dhe te marrin fatura politike te ata si njerëz të padijshëm.

Problemi është se ata nuk konsultohen me ekspert të sigurisë dhe presidentja Osmani është njohëse e mire e rrethanave ne aspekt me raport me SHBA, dhe çdo deklarim i pamatur mirë nga qarqet e caktuara të sigurisë, i pa detajuar mirë, bie në kundërshtim me gjeostrategjinë dhe lidershipi jonë merr notë negative në aspektet e caktuara amerikane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy