Malësia e Kurbinit prej disa ditësh ndodhet në pushtetin e zjarrit, ndërsa në ditën e sotme është bërë e mundur ndërhyrja nga ajri.
Ende ndodhen plot shtatë vatra zjarri aktive në fshatrat Skuraj, Gallatë dhe Mali i bardhë, ndërsa erërat e fuqishme gjatë mbrëmjes së kaluar kanë favorizuar përhapjen e flakëve.
Në zonat e prekura nga zjarri sot kanë mbërritur dhe forcat nga ushtria, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikëseve ke rezultuar e paefektshme nga terreni malor.
Burime për MCN bëjnë me dije se disa banesa janë në rrezik nga përhapja e flakëve.



