Një gjykatë angleze ka dënuar me tre vite burg një trafikant qeniesh njerëzore, pasi u përpoq të kalonte një grua shqiptare për në Britaninë e Madhe.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh ku trafikant të ndryshëm kërkojnë të kalojnë ilegalisht për në ishull persona nga vendet e Evropës Lindore ose nga Ballkani, por ajo që i ra më shumë në autoriteteve ishte mënyra se si donte ta kalonte kontrabandë ky trafikantë një grua shqiptare.
Fotot e publikuara nga tabloidi anglez "Daily Mail", kanë shokuar mbarë opinionin publik, ku dukej shqiptarja e mbledhur kruspull brenda në pjesën e motorrit të furgonit.
Shqiptarja, emri i së cilës nuk dihet, ishte fshehur në pjesën e parme të furgonit të tij, ku qëndron motorri.
Oficerët e policisë kufitare ndaluan furgonin Nissan më 1 shkurt. Ata morën në pyetje shoferin e mjetit, Nicolae Chirvas, i cili tha se në fillim kishte qenë në Rumani për të vizituar të motrën, përpara se të binte në kontradiktë me veten, duke gënjyer policët e duke i thënë se vinte nga Gjermania.
Pas kontrollit të bërë në mjetin e tij, policia gjeti gruan shqiptare të fshehur në pjesën e motorrit, i cili ishte përshtatur në atë mënyrë që të futej një njeri.
E vemtja gjë që e pengonte gruan shqiptare të mos binte gjatë kohës që mjeti ishte në lëviizje ishte një pjesë metalike e vendosur poshtë.



