Rritet numri i viktimave në Itali, mbi 16 mijë raste të reja dhe 672 humbje jete nga Covid

Rritet numri i viktimave në Itali, mbi 16 mijë raste të reja dhe 672 humbje jete nga Covid

Italia regjistron ulje të numrit të infektimeve nga Covid gjatë 24 orëve të fundit. 


Janë regjistruar 16.377 rasye të reja pozitive, një ulje kjo që vjen menjëherë pas uljes së numrit të testimeve të kryera në 24 orë. 


Numri i përgjithshëm i tamponëve të kryer për 24 orë ka qënë rreth 200 mijë, ndërsa ditën e sotme janë regjistruar 130.524 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitive vetëm 16.377 mostra. 


Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid 672 persona, shifër kjo e cila shënon një rritje përsa i përket numrit të viktimave të raportet ditore të mëparshme. 


3.744 pacientë janë në terapi intesive, 9 më pak se një ditë më parë, ndërkohë që rajoni më i prekur vazhdon të jetë Emilia-Romagna me 2041 raste të reja. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy