Sulmi Iranit ndaj Izraelit, Sejamini: Politika amerikane është pozicionuar krahë Izraelit

Sulmi Iranit ndaj Izraelit, Sejamini: Politika amerikane është pozicionuar krahë Izraelit

Analisti Neritan Sejamini përmes një lidhje “Skype” për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se sulmi i Iranit ndaj Izraelit ishte një kundërpërgjigje për sulmin ndaj ambasadës së saj. Irani ka përdorur të gjithë arsenalin e saj për të sulmuar Izraelin, por mbrojtja e kësaj të fundit ka bërë që raketat dhe dronet të shkatërrohen pa prekur tokën. Ndërkohë sipas Sejaminit opinioni i politikës amerikane në lidhje me sulmin tashmë është pozicionuar krahë Izraelit. “Është një ngjarje që është në vazhdimësi dhe ka frikë që mund të jetë e përshkallëzuar. Distanca është 1000 km në vijë ajrore. Ka qenë një sulm ajror dhe janë hedhur raketa, dronë dhe raketa balistike që shtyhen me forcën e mjetit, ka dhe të tilla që komandohen. Ka qenë një sulm ajror I Iranit që përdorur të gjithë mënyrat për ta sulmuar. Raketat në Iran janë të vendosura në territorin e tyre dhe kjo ka përdorur të gjithë arsenalin për të dhënë një shembull ndaj Izraelit. Që pasi Izraeli sulmoi ambasadën e Iranit mendohej që do kishte një reagim simbolik dhe siç e thash ky intensitet ka qenë një përpjekje serioze dhe në këtë lloj kuptimi po të shohësh mediat iraniane … mediat perëndimore është një sulm I mbrojtur me sukses. 99% e këtyre mjeteve të përdorura nga Irani janë shpartalluar pa prekur tokën dhe ka vetëm një dëmtim të një baze ushtarake. Deri para se të ndodhte sulmi ka patur një opinion publik që po rritej kundër Izraelit. Ky lloj sulmi ka ndryshuar tashmë qëndrimet dhe tashmë politika amerikane është pro Izraelit."
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy