Trajçe: S’ka plan të qartë për shtyrjen e moratoriumit të gjuetisë, duhet pjekuri nga vendimmarrja (VIDEO)

Trajçe: S’ka plan të qartë për shtyrjen e moratoriumit të gjuetisë, duhet pjekuri nga vendimmarrja (VIDEO)

Eksperti i mjedisit Aleksandër Trajçe, thotë se ka qenë shumë aktiv lidhur me çështjen e moratoriumit të gjuetisë, i cili së fundmi u shty me 5 vite.

Ai u shpreh kundër shtyrjes së moratoriumit të gjuetisë, teksa foli për MCN Live, duke shpjeguar se kjo nuk do të thotë se janë për vrasjen e kafshëve, por për mbrojtjen e tyre.

Është masë joefektive e cila ka shkaktuar më shumë probleme, se sa zgjidhje për problemet e faunës. Nuk mund të përkrahim një masë të tillë pa parë rezultate konkrete. Mendojmë që duke qenë se nuk ekziston një plan i qartë veprimi, miratuar paralelisht me shtyrjen e moratoriumit, nuk besojmë se situata do të ndryshojë. Do ketë një ligj në letër, që lan duart nga pikëpamja administrative dhje burokratike, por situata në terren sa vjen e rëndohet. Zhvillimi i pakontrolluar infrastrukturor është problem kryesor dhe problem për këtë janë politikat qeverisëse. Siç është ndërtimi i një aeroporti, në një zonë të pasur me flamingo. Kjo tregon se dëmi më i madh natyrës nuk i vjen nga gjuetia. Këto janë masa që duhet të merren me shumë kujdes dhe duhet të kenë baza për mbrojtjen e faunës aktuale. Është shumë e lehtë të akuzosh gjuetarët, njëlloj siç akuzohen barinjtë për zjarret në pyje, por nuk është kështu.

Ai kërkoi pjekuri të madhe nga vendimmarrja dhe jo duke bërë qark të shkurtër, duke nënvizuar se faunën e vrasin të gjithë me vendime të gabuara.

Sipas tij, ekuilibri prishet në shumë nivele, por si më kryesorin cilësoi atë me dorën e njeriut, në nivelin infrastrukturor, pasi shtoi se avionët do të lëvizin dhe do vrasin përditë shpendë.

Trajçe tha më tej se gjuetarët duhet të reformohen dhe të kthehen në gjuetarë europianë, duke ofruar mbështetjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy