Shehu: Referendumi duhet të bashkojë demokratët, ndryshimet e Bashës në statut shuplakë për PD

Shehu: Referendumi duhet të bashkojë demokratët, ndryshimet e Bashës në statut shuplakë për PD

Deputeti demokrat Tritan Shehu në një lidhje skype për studion e  lajmeve në MCN TV foli për një pjesëmarrje të lartë të votimeve, ndërsa e ka cilësuar të turpshme mbylljen e dyerve të Partisë Demokratike.

Ndër të tjera ai tha se ky referendum i sotëm duhet të bëj një bashkim të demokratëve për të ecur përpara.

Në fund përsa i përket ndryshimeve të bëra nga Basha në statut, Shehu i ka cilësuar si një shuplakë të tijën të fundit që i ka bërë demokratëve dhe partisë demokratike.

Pjesëmarrja është e lartë edhe pse me shifra konkrete nuk mund të flasë. Po ndjek nga afër ecurinë që të sigurohem se çdo gjë po zhvillohet në mënyrë transparente dhe në mënyrë të rregullt dhe për përgatitjen e ardhshme sepse këtu flitet për ratifikim të vendimeve të kuvendit të para një jave.

Po ato rregulla po aplikohen një anëtar një votë nuk kemi ndryshuar ndonjë rregull, janë rregulla të njohura, përdorimi i kartave të identiteti, listat, por anëtarët janë të njohur dhe nuk mund të ketë probleme që të devijohet nga një pjesëmarrje e tillë. Mund të them se është e turpshme ajo që ka ndodhur si mbyllja e dyerve të PD. Pavarësisht diversiteteve që kemi mes nesh, besoj se rezultati i referendumit duhet të bëjë një bashkim, shumica e pakica ka të drejtën të organizohet për të ecur përpara.

Sa i përket pjesëmarrjes në Pallatin e Kongreseve në mbështetje të Bashës mund të them se nga Gjirokastra vetëm 15-16 vetë kanë shkuar dhe kjo është shumë e vogël në krahasim me numrin që ka Gjirokastra.  Sa i përket ndryshimeve të bëra nga Basha në statut, kjo është shuplaka e fundit që Basha mund t’ja bëjë partisë demokratike, por është pashpresë diçka e tillë, nuk mund të ketë vendime të tilla antidemokratike. Janë elementë të gabuar në kundërshtim me demokracinë shqiptare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy