Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetarja Klodiana Lala dhe disa detaje shtesë në lidhje me ngjarjen e djeshme në Shkodër, ku mbetën të vrarë tre persona. Lala tha se në makinën që u bë objekt sulmi dyshohet të ketë qenë një person i tretë.

Në këtë ngjarje gjeti vdekjen edhe një grua, pa lidhje me ngjarjen. Ajo bashkë me të shoqin po lëviznin me motor. Automjeti i viktimave i ka përplasur. Ngjarja ndodhi në Dobraç, që kontrollohet nga Bajrat.

Është shpallur në kërkim Izmir Sakica, i lidhur me Bajrajt. Është i lidhur me shumë ngjarje kriminale.

Në automjetin e viktimave mund të ketë qenë edhe një person i tretë. Aty janë gjetur tre pistoleta. Ajo është përdorur dhe dyshohet se ka qenë një i tretë.

Në kërkim është edhe një person tjetër me mbiemër Troshani. Policia duhet të na tregojë cili është personi i tretë.