
Përkeqësimi i motit ditët e fundit dhe stuhitë e forta, kanë shkaktuar probleme me furnizimin me energji elektrike në fshatin Manati të Lezhës. Si pasojë e luhatjeve, disa nga abonentët familjarë në këtë fshat tregojnë se u janë djegur elektrostëpiaket.



