
Në fosilin e një dinosauri të vogël që ka jetuar 120 milionë vjet më parë, në atë që sot është Kina, u gjet një zbulim i jashtëzakonshëm: vakti i tij i fundit, i ruajtur në mënyrë perfekte.
Ajo që e bën atë veçanërisht të vlefshëm është fakti se bëhet fjalë për mbetjet e një gjitari të vogël si brejtësi. Më saktësisht, gjahut fatkeq i është gjetur një pjesë e këmbës së djathtë.
“Në fillim nuk mund ta besoja. Kishte një këmbë të vogël gjitari si një brejtës rreth një centimetër (0,4 inç) e ruajtur në mënyrë të përsosur brenda një skeleti Microraptor, "tha Hans Larsson, një profesor i biologjisë në Muzeun Redpath të Universitetit McGill në Montreal.
Nga pikëpamja paleontologjike është një zbulim jashtëzakonisht domethënës, sepse na tregon se këta dinosaurët e vegjël para-avianë, me pendë në katër gjymtyrët e tyre dhe me gjasë të aftë për të fluturuar / rrëshqitur, ata ishin grabitqarë gjeneralistë, me një dietë jo të specializuar.
Kjo është hera e parë që një zbulim i tillë është bërë tek dinosaurët. Kjo na ndihmon të kuptojmë dhe imagjinojmë më mirë mjedisin e Kretakut të Poshtëm në të cilin kafshët konkurronin për mbijetesë.
Hulumtimi, i cili u botua në Journal of Vertebrate Paleontology më 20 dhjetor, tha se ky ishte vetëm shembulli i 21-të i njohur i një dinosauri të fosilizuar me vaktin e tij të fundit të ruajtur.
Fosili Microraptor u zbulua në depozitat e pasura fosile në Liaoning në Kinën verilindore në fillim të viteve 2000.



