Rama: Në skanerin e ligjit të papunët me makina luksoze

Rama: Në skanerin e ligjit të papunët me makina luksoze

Gjatë mbledhjes së Taks Forcës kundër kanabisit, kryeministri Rama e konsideroi vitin 2017 si më të suksesshmin në luftën kundër kanabisit që nga 1991-shi.

Rama tha se pas reduktimit në minimum të bimëve të kultivuara, objektivi i radhës është goditja dhe shkatërrimi i aseteve materiale dhe financiare të grupeve kriminale.

“Çdo makinë luksoze që sfidon ligjin sigurinë publike dhe sfidon me prezencën e vet perceptimin e opinionit publik dhe komunitetit për çfarë duhet të bëjë dhe si mund të jetojë një qytetar në këtë vend me punë të ndershme duhet të kalojë në skanerin e forcave ligjzbatuese.

Çdo pasuri e paluajtshme që zotërohet në territor dhe që është e pajustifikuar apo e dyshuar se nuk justifikohet duhet të kalojë në skaner. Çdo biznes i dyshimtë duhet të kalojë në skaner dhe t’i nënshtrohen të gjitha këto një procesi të ligjshëm ligjor. Çdo llogari bankare e dyshimtë, apo  në pamje të parë e pajustifikueshme duhet të kalojë në skaner.

Kushdo që zotëron asete të tilla duhet të provojë dhe justifikojë origjinën e tyre ose duhet sekuestruar dhe zotëruesit e tyre duhet të përgjigjen para ligjit”, tha ai. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy