
Gazetari Neritan Sejamini komentoi në studion e “Të Paekspozuarit” peticionin e një grupi akademikësh në lidhje me gjuhën shqipe dhe debatet rreth saj.
Ka një mënyrë si ta trajtojmë. Problemet në peticion janë problmet të vërteta po jo. Nëpër mediat shqiptare është krijuar një problem shumë i madh në promovimin e gjërave të caktuara për të tërhequr klikime. Por më i shqetësuar jamëpër vulgaritetin, skenat e seksit, filma me propagandë nga vende të caktuara. Ky është një problem në mediat shqiptare. Mënyra si shprehet në peticionin e akademikëve është problematike. Sepse prek lirinë e të shprehurit. Një ide e keqe rrëzohet nga një ide e mirë. Nuk është për të lexuar shumë se kush e ka firmosur. Por unë di që aty ka njerëz shumë seriozë. Por është fatkeqe mënyra që kanë zgjedhur për të bërë peticionin. A ngrenë ata probleme shqetësuese? Po! A duhen ngritur në një mënyrë tjetër? Po.



