Anila Paparisto është kandidatja për dekane në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Është vetparagjykuar për tu futur në këtë garë, jo si e paaftë, por e të qënit femër në këtë garë.
Megjithatë Paparisto e ka marrë, siç thotë vetë ajo, guximin për të garuar për dekane. “Shpeshherë më pëlqen të guxoj. Në këtë rast është guxim i madh që një grua të vendoset në krye të një fakulteti me 7 mijë veta mësimdhënës të aftë dhe studentë. Kam guxuar me kokën lart sepse mendoj që i kam ofruar atij fakulteti dhe do vazhdojë t’i ofrojë edhe nëse nuk zgjidhem dekane, sepse kjo nuk është e rëndësishme”, është shprehur Paparisto në studion e Zululand, përballë gazetarit Mustafa Nano.
Gazetari Nano duke u solidarizuar me ngjarjen e kandidatit për rektor Mynyr Koni, shtroi pyetjen se pse politika shihet si shpëtim, duke anashkaluar institucionet kompetente. Megjitahtë nëse Paparisto do të ishte në kushtet e një kërcënimi do të zgjidhte institucionet.
Por pse i intereson politikës zgjedhja e rektorit dhe a duhet të heshtë ajo? “Mendoj që politika duhet të heshti, por politika asnjëherë nuk hesht. Gjithmonë i ka interesuar politikës se kush është rektor”, tha Paparisto në studion e Zululand.
Në gjithë këtë garë të ethshme, Paparisto thotë se dëshiron ta votojnë për tre cilësi që vlejnë në këtë garë, “si person jam njëri shumë punëtor dhe ndjejë kënaqësi kur ndihmojë të tjerë, jam shumë transparente dhe më pëlqen t’i marrë vendimet kolegjiale bashkë me të tjerët”.
Në fund ajo shton se ky fakultet ka nevojë për investime dhe për një buxhet që të mbështesë punët kërkimore - shkencore.



