Birraria gjermane fal pijet që nuk mund të shesë

Birraria gjermane fal pijet që nuk mund të shesë

Në pamundësi të shpërndarjes në hotelet dhe restorantet e mbyllura për shkak të kufizimeve të koronavirusit, një fabrikë birre gjermane të enjten dha rreth 2 600 litra birrë.

Në vend që ta hidhnin, pronarët e birrës “Willinger,” në shtetin perëndimor të Hesse, vendosën ta japin birrën e lehtë dhe atë të errët pa pagesë.

Pronari Franz Mast tha se ai kishte nevojë për të zbrazur tanket sa më shpejt të jetë e mundur për t'i mbushur ato përsëri me birrë të freskët për të qenë gati kur të jepet leja e hapjes.

Dhjetra njerëz qëndronin me durim në radhë jashtë birrarisë, të veshur maska ​​dhe duke ruajtur distancimin shoqëror. Shumë kishin marrë kova e arka me vete nga shtëpia.

Shoqata e birrës “Deutsche Brauer Bund” ka paralajmëruar që prodhuesit e birrës po përballen me një kolaps në shitjen e saj për shkak të një rënie të eksporteve, veçanërisht në Kinë dhe Itali. Bllokimi në shtëpi, ndërkohë, ka lënë të mbyllur restorantet dhe baret dhe stadiumet e futbollit.

Birraria fillimisht kishte planifikuar të jepte 540 litra të enjten, por kjo sasi ishte zhdukur brenda disa orësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy