“Gjukanoviç në përgjimet e antimafies”/ Gjeka: Hetimet do të dëshmojnë vërtetësinë e dyshimeve (VIDEO)

“Gjukanoviç në përgjimet e antimafies”/ Gjeka: Hetimet do të dëshmojnë vërtetësinë e dyshimeve (VIDEO)

Emri i presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviç përmendet në raportin e përgatitur nga prokuroria e Palermos, pas hetimit lidhur me rrjetin mafioz Cosa Nostra, pjesë e të cilës është edhe biznesmeni Rezart Taçi.

Lidhur me këto dyshime, deputeti shqiptar në Malin e Zi dhe kryetari i partisë “Demokratike Shqiptare”, Fatmir Gjeka, u shpreh se megjithatë duhet lënë kohë hetimeve për të nxjerrë të vërtetën.

“Është me rëndësi të presim organet përgjegjëse të Malit të Zi, dhe në bazë të këtyre dyshimeve, edhe organet kanë filluar të punojnë rreth vërtetësisë së këtyre informacioneve dhe detajeve që kanë dalur. Unë do ta lidhu këtë më krizën politike nëpër të cilën po kalon Mali i Zi,

Por duke lënë hapësirë që organet përkatëse të hetojnë dhe të dalin me vërtetësinë, të mos ketë presion nga mediat dhe të gjykojmë nga opinionet”.

Megjithatë, sipas deputetit shqiptar, kjo situatë do të dobësojë pozitat kreut të shtetit. Sipas tij, pritet rënie e qeverisë aktuale, e cila do të bjerë formalisht në Parlament.

“Sidoqoftë, Milo Gjukanovic, një politikan me përvojë 30 vjeçare ka qenë në krye të të gjitha proceseve të vendit, pavarësia, integrimi në Nato, megjithë vërejtjet e tij së bashku me ne, por pa marrë parasysh ato ne jemi pro luftimit të korrupsionit.

Mali i Zi ndodhet në krizë të thellë dhe javët që janë para nesh, do të jemi dëshmitar të rrjedhave politike që do të marrë gjatë dy muajve të ardhshëm. Do të ketë rënie të qeverisë aktuale formalisht duhet të bjerë në Parlament, kjo qeveri nuk funksion sot, pa një shumicë parlamentare,. Dhe besoj deri në fund të vitit do te kemi zgjedhje të reja, të duhura që Mali i Zi të vazhdoj kursin e integrimti euro-atlantik sepse kemi ngelur shumë hapa prapa me këtë qeverisje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy