Kryeministri Rama ka postuar sot në rrjetet sociale një video të realizuar nga Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë. Videoja që ka për qëllim promovimin e turizmit shqiptar vjen pikërisht në hapje të sezonit turistik.
MIRËMËNGJES dhe ju uroj një të diel të qetë me këtë video të veçantë promovuese për turizmin e vendit tonë, ku vlerat e jashtëzakonshme historike e kulturore të Shqipërisë shfaqen të përjetuara dhe të treguara përmes një performance fantastike nga të vegjlit plot talent të Qendrës Kombëtare Kulturore për Fëmijë.



