Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe paralajmëron: Putini mund të përdorë armë ekstreme!

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe paralajmëron: Putini mund të përdorë armë ekstreme!

E pyetur për situatën në Kiev, Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe Liz Truss e konsideroi si “shumë, shumë, shumë të vështirë”.

Ajo deklaroi për BBC se Britania e Madhe po bën gjithçka për të mbështetur ukrainasit në mbrojtjen e tyre të kryeqytetit.

"Nuk mund të bëj parashikime për të ardhmen, por ajo që dimë është se planet e Putinit nuk po shkojnë sipas planit, ai nuk po bën progresin që shpresonte dhe si rezultat po përdor teknika dhe armatime gjithnjë e më ekstreme”, thotë ajo.

Truss shton se nuk mund t'i përgjigjet pyetjes nëse Kievi do të bjerë përfundimisht, duke vënë në dukje faktin se “askush nuk parashikoi që pushtimi i planifikuar do të shkonte aq keq për Rusinë, sikurse ndodhi”.

Truss thekson se Britania e Madhe do t'i japë Presidentit Volodymyr Zelensky. të cilin ajo e përshkruan si një "figurë vërtet frymëzuese", të gjithë mbështetjen që mundet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy