Eksperti i ekonomisë Pano Soko duke folur në “Mcn Economy” theksoi që eksportet e ndershme në Shqipëri janë goditur, sepse u hapëm rrugën parave të pandershme, që vijnë nga droga dhe aktivitete të tjera të paligjshme. “Kemi ngrenë nga eksportet e ligjshme për të rritur eksportet e paligjshme”, theksoi Soko.
“Eksportet u goditën, u goditën nga eurot. Çdo produkt Made in Albania, për shkak të mbi çmimit të padrejtë të Lekut janë goditur, kjo është reflektuar te difiçiti tregtar. Ne goditëm eksportet e bardha, punën e ndershme, sepse i hapëm rrugë parave të pandershme. Kemi ngrenë nga eksportet e ligjshme për të rritur eksportet e paligjshme. Kemi eksportuar drogë, trafik qeniesh njerëzore. Këto lloj eksportesh janë rritur, kanë sjellë shumë euro.
Pastrimi i parave një lloj eksporti është edhe ky. Rritja e këtyre ka bërë që leku të jetë më i shtrenjtë se ç ka qenë më para, atëherë këta të tjerët, domatet, kastravecat, fasonët, veshmbathjet, turizmi, do bien, sepse po shtrenjtohen tani. Në tregun jashtë produkti shqiptar do zëvendësohet nga një produkt tjetër. O do merremi me domate o me hashash, o me agropërpunuese o me drogë. Është e gjitha një pasojë e arkitekturës ekonomike që kemi ndërtuar nga 2016-ta e këtej”.



