Bashkimi Europian nuk inkurajon më karantinën pas udhëtimeve nga vendet të cilat kanë të njëjtën situatë epidemiologjike për sa i përket përhapjes së Covid-19.
Sipas studimeve të fundit kufizime të tilla si karantina nuk kontribuojnë ndjeshëm në zvogëlimin e transmetimit të Covid në kontekstin e udhëtimit.
Kjo është arsyeja pse Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (Ecdc) dhe Agjencia Evropiane e Sigurisë së Fluturimit (Easa) në udhëzimet e tyre, të marra nga strategjia e Komisionit, nuk rekomandojnë karantinë dhe teste në kontekstin e udhëtimit në vendet me të njëjtën situatë epidemiologjike



