Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Antiterrori i Policisë së Shtetit po verifikojnë të kaluarën e 28-vjeçarit të radikalizuar, i cili tentoi të mbyste babain, sepse dyshonte se ishte informator i SHISH. Petrika Çeço, nga Korça, nuk mori pjesë në varrimin e nënës së tij, pasi ceremonia u zhvillua me rite ortodokse, por shkoi te varri me shokët, duke u falur sipas Islamit.
DOSJA E PLOTË/ Petrika Çeço, Konvertimi, Radikalizimi dhe Dhuna
Nga të gjithë, Petrika Çeço njihej si një djalë, si të gjithë të tjerët dhe nuk dallonte nga bashkëmoshatarët e tij në Korçë. I përkiste fesë ortodokse dhe bënte një jetë normale, bashkë me familjen e tij, ku babai njihej si një ndër avokatët me emër në qytetin juglindor. Pork y është vetëm fillimi, pasi shumë shpejt Petrika Çeço do të shndërrohet në një prej të rinjve, i cili do të dallonte për problematikën që do të shfaqte në qytetin e Korçës. Do të ndryshonte krejtësisht, duke përfaqësuar një ndër të rinjtë e radikalizuar, i cili ka përfaqësuar rrymën ekstreme të islamit dhe një përkrahës i ideve të ISIS.
Radikalizimi
Shumë shpejt Petrika Çeço do të kthehej në një person problematic brenda xhematit të besimtarëve muslimanë në qytetin e Korçës. Gjatë faljeve në xhami, Çeço do të fillonte të replikonte me imamët, lidhur me predikimin dhe vijën ekstreme të tij, të përqafuar nga ideologjia e organizatave ekstremiste dhe veçanërisht ISIS. Një gjë e tillë nuk mund të pranohej nga xhemati, imamët dhe komuniteti mysliman në qytetin e Korçës, i cili njihet si një ndër komunitetet ndjekës i rrymës tradicionale dhe me një frymë tolerance dhe bashkëjetese me fetë e tjera. Propagandimi dhe prirjet ekstremiste u kthyen në një shqetësim serioz duke sjellë shpesh herë përplasje të ashpra verbale dhe deri në përjashtimin dhe nxjerrjen jashtë të Çeços për të marrë pjesë në kryerjen e riteve fetare brenda xhamive.
Nga feja te dhuna
Duke u gjetur i izoluar, dhe pa mbështetje të ideve të tij ekstreme, Çeço gjen rrugën duke formuar një grup të vogël mbështetësish, kryesisht të rinj. Por tashmë në filozofinë e dhe idetë e tij janë pjesmarrëse droga dhe aktet e dhunës, të cilat do ta kthejnë Petrika Çeçon në një kontigjent të policisë në rajonin juglindor. Shumë shpejt Çeço do të skedohet për grindje banale midis moshatarësh, përdorues i lëndëve narkotike, por aktiviteti i tij kriminal do të kulmojë në vitin 2015. Në muajin shkurt 2015, në parkun e qytetit të Korçës u njoftua për dëmtimin e disa skulpturave me përmbajtje historike dhe artistike. Pas hetimeve të policisë, shumë shpjet do të rezultonte në krye të listës së të dyshuarve emri i Petrika Çecos dhe disa miqve (ndjekësve) të tij. Pavarësisht se nga ana e organeve të rendit nuk do të mund të provohej kryerja e këtij akti vandalizmi, të cilat në qytetin e Korçës e dinin se ishte pikërisht Çeço, i cili nëpërmjet këtij akti shpehte idetë e tij të radikalizuara dhe mbështetëse të ISIS. Në muajin gusht 2015, qyteti i Korçës do të ndihej sërish i kërcënuar. Pikërisht më datë 07.07.2015, ditën e premte, pas faljes së shumasë në xhaminë e vjetër të qytetit “Iliaz Bej Mirahori”, besimtarët dhe kalimtarët do të ngeleshin të habitur. Pikërisht 50 metra larg komisariatit të policisë, në kullën e sahatit, në ndërimin brenda oborrit të xhamisë, do të valëvitej një flamur me ngjyrë të zezë dhe shkrime në gjuhën arabe me ngjyrë të bardhë. Një akt i tillë ka indinjuar së tepërmi, përveçse qytetarët e Korçës, por në mënyrë të veçantë besimtarët myslimanë të këtij komuniteti. Kjo ngjarje ka vënë në lëvizje të gjithë institucionet ligjzbatuese dhe forcat e Antiterrorit të Policisë së Shtetit. Pas një pune intensive nga ana e policisë, sërish emri i Petrika Çeços do të ishte në krye të listës së të dyshuarve. Kjo do të sillte dhe shoqërimin e tij nga forcat e policisë si dhe kryerjen e veprimeve proceduriale, por edhe kësaj herë organet ligjzbatuese nuk mundën të provojnë me fakte dhe prova implikimin e Çeços. Më datë 13.07.2015 Petrika Çeço është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, e parashikuar nga neni 242 i Kodit Penal. Arrestimi i tij është bërë nga forcat e policisë, pasi më datë 13.07.2015 ka qenë duke ardhur nga Tirana për në Korçë. Pasi i ka qendruar policia dhe ka qenë duke ju kërkuar dokumentacionin, Petrika Çeço ka marrë automjetin dhe është larguar për në Korçë. Rrugës edhe pse i është bërë shenjë nga punonjës policie në Prrenjas, Pogradec dhe në Korçë, të cilët kishin krijuar ppika kontrolli për të ndaluar këtë automjet, ai nuk ka qendruar, duke kundërshtuar kështu urdhërin e punonjësve të policisë. Pavarësisht se kësaj herë forcat e policisë kanë bërë ndalimin e Çeços, gjykata ka vendosur ndjekjen e tij me masën “detyrim paraqitje”. Në pamje të parë i paprekshëm, Çeço vazhdon rrigën e tij, duke shfaqur tendenca dhune dhe brenda radhëve të grupit të tij, ku disa prej tyre që deri dje ishin mbështetës, tashmë kishin filluar të vinin në dyshim rrugën, formën dhe mënyrat e përdorura, të cilat nuk kishin asnjë lidhje me besimin mysliman dhe praktikimin e tij.
Familja
Petrika Çeço vjen nga një familje e respaktuar dhe intelektuale e qytetit të Korçës. Fillimisht asnjë nga familjarët e tij nuk kundërshtoi dëshirën e tij për t’u konvertuar dhe ndjekur fenë myslimane. Shqetësimet e para do të vinin pas shfaqjes nga ana e tij të ideve të radikalizuara ekstremiste dhe në mbështetje të ISIS. Kjo do të dillte përplasje të forta në familjen Çeço dhe veçanërisht me të atin, Maksim Çeço, i cili punon si avokat. Por shprehje e radikalizimit dhe ekstremizmit të Çeços do të tejkalojë çdo cak gjatë verës së vitit 2015, kur nëna e tij, Luiza, ndërroi jetë, pas një sëmundjeje të rëndë. Ceremonia mortore është zhvilluar në kishën e Shën Triadhës dhe më pas është varrosur në varrezat e qytetit. Petrika nuk ka marrë pjesë në varrim, por pasi të gjithë të pranishmit janë larguar, ai bashkë me shokët e tij kanë kryer ritet fetare (sipas fesë islame falja e namazit të Xhenazes pranë varrit të nënës së tij). Përplasjet midis Çeços dhe babait të tij janë të hershme dhe një dnër arsyet kryesore të acarimit të konfliktit është dhe mosdhënia/mbështetja me të holla nga ana e babait.
Arrestimi
Rruga e ndjekur nga Petrika Çeço do ta çojë atë deri në ekstrem, duke tentuar të vrasë të atin e tij, gjatë kohës që ai ndodhej i shtruar në spitalin e Korçës, për t’u kuruar nga një sëmundje. Më datë 05.12.2016 Çeço është arrestuar nga policia, pasi kishte tentuarqë të mbyste me rrip babain e tij Maksim Çeço, i cili ishte shtruar në spitalin rajonal të Korçës për trajtim mjekësor. Psi kishte kryer këtë veprim, Petrika Çeço ishte larguar nga spitali dhe ishte ndaluar më pas nga policia në banesën e gjyshërve të tij, që ndodhet në lagjen nr 1 në qytetin e Korçës. “Tentova ta mbys tim atë, pas konflikteve në familje për shkak të konvertimit tim nga besimtar ortodoks në besimtar mysliman”-ka rrëfyer 28-vjeçari, i cili do të hetohet për këtë ngjarje nga Krimet e Rënda. “Desha ta vras, pasi dyshoja se ima atë informonte Shërbimet Sekrete në Shqipëri kundër meje”-ka shtuar ai. Prokurorët po verifikojnë të kaluarën e 28-vjeçarit, nga ku rezulton se Çeço, gjatë kohës që ndodhej në Kanada me studime, është konvertuar në besimtar mysliman i rrymës selafite.



