
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për liritë fetare në Shqipëri për vitin 2020. Në raport thuhet se komunitetet fetare u përballën me probleme financiare për shkak të masave kufizuese të COVID-19.
Ndërsa si problem kryersor në komunitetet fetare në Shqipëri, SHBA thotë se janë pronat. Komunitetet fetare shprehën shqetësim duke akuzuar për burokraci në procesin e kthimit të pronave dhe legalizimeve.
“Ambasada amerikane u bëri thirrje zyrtarëve të qeverisë të përshpejtojnë procesin e pretendimeve për pronat dhe të kthejnë ndërtesat e grupeve fetare dhe pronat e tjera të konfiskuara gjatë epokës komuniste”, thuhet në raport.
“Korrupsioni, mungesa e njohurive për kompetencat dhe juridiksionin mbi çështjet e pronës dhe ngarkesat e mëdha në sistemin gjyqësor penguan komunitetet fetare për të çuar përpara pretendimet për pronat e tyre. Mijëra çështje ishin në Gjykatën e Lartë, e cila po plotëson kuorumin me gjyqtarë që kaluan një proces gjithëpërfshirës të verifikimit (vettingu); duke mos pasur kuorum, Gjykata e Lartë nuk ishte në gjendje të vendoste çështjet” vijon më tej raporti.



