Nuk ka marrëveshje për Telekomin në Bruksel

Nuk ka marrëveshje për Telekomin në Bruksel

Pas pesë ditësh të takimeve intensive për çështjet e kodit telefonik në Bruksel, nuk është arritur ende marrëveshja për implementim, me gjithë përparimet e vogla në disa aspekte.

Ministrja Tahiri deklaroiu se gjatë gjithë kësaj kohe delegacioni i Kosovës ka mbrojtur interesat e shtetit, ka mbrojtur marrëveshjen për Telekom dhe planin aksional dhe kategorikisht ka qenë i vendosur të mos pranoj kërkesat e palës serbe që dalin jashtë marrëveshjes për Telekomin.

Siç është thënë edhe më përpara, pala serbe duke e shkelur marrëveshjen, ka kërkuar shtrirje të antenave të Telekomit në të gjithë Kosovën dhe ka pasur tendenca për t’i uzurpuar asetet e Telekomit të Kosovës.

“Delegacioni i Kosovës i është përgjigjur palës serbe, se këto janë vija të kuqe të përcaktuara me marrëveshjen e Telekomit, prandaj edhe nuk ka lejuar devijimin nga marrëveshja”, thuhet në një komunikatë për media lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy