Prodhimi i Bitcoin kërkon 8 herë më shumë energji se Google dhe Facebook

Prodhimi i Bitcoin kërkon 8 herë më shumë energji se Google dhe Facebook

Procesi i prodhimit të monedhës virtuale Bitcoin kërkon një konsum të lartë të energjisë elektrike. Një transaksion i vetëm i Bitcoin kërkon mesatarisht 1173 kilovat/orë, energji e mjaftueshme që konsumon një shtëpi normale në 2-3 muaj.

Të dhënat janë bërë publike nga MoneySuperMarket.com, sipas të cilës, Bitcoin duket se është monedha virtuale “më e etur” për energji elektrike me një transaksion të vetëm.

Nga ana tjetër, Google që është motori më i madh i kërkimit në internet dhe Facebook që është rrjeti më i madh social, të dy së bashku konsumojnë 8 herë më pak energji se sa një transaksion i Bitcoin.

Gjatë 12 muajve të fundit, të gjitha transaksionet e Bitcoin në gjithë botën kanë përdorur 123 Teravat/orë ose 123 miliardë kwh energji.

Kjo energji është e krahasueshme me konsumin vjetor të energjisë elektrike të Norvegjisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy